Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët, herë pas here me reshje lokale shiu. Pasdite dhe në mbrëmje priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, më intensive në rajonin e Dukagjinit.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Pasdite priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Ditëve të ardhshme priten ngritje graduale të temperaturave. Priten intervale kohore me diell dhe po ashtu edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë pasditeve dhe mbrëmjeve. Të hënën dhe të martën do të kemi më shumë rreze diellore./Meteoballkan