Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe i nxehtë. Pasdite në disa rajone pritet freskim i motit me rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe i nxehtë. Pasdite priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë në disa vise.

Ditëve të ardhshme na pret mot i ngjashëm, me diell dhe zhvillime të izoluara të vranësirave të shiut të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe shiu kryesisht në viset kodrinore-malore, rrallëherë në ndonjë rajon tjetër.

Nga fundjava na pret mot mjaft jo-stabil me rrebeshe (vende-vende) intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë kryesisht në Kosovë, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe disa vise kontinentale të Shqipërisë. Bregdeti dhe viset mesdhetare do të mbesin me mot kryesisht me diell dhe të nxehtë./Meteoballkan