Klinaku: Këto janë të mirat dhe të këqijat e marrëveshjeve të fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku ka numëruar disa nga të mirat dhe të këqijat e marrëveshjeve të fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë, shkruan Fokusi.info.

Sipas tij, anët e mira mund të jenë: investime në Kosovë, njohje të reja të kontrolluara (nga SHBA-të) nga shtete të ndryshme e largimi i Serbisë dhe i krejt rajonit nga ndikimi i Rusisë dhe Kinës.

Ana e keqe e këtyre marrëveshjeve është se çështjet që kanë mbetur të pazgjidhura pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës mbeten edhe më tutje të tilla dhe Serbia fiton më së shumti nga kjo situatë – rrit dhe forcon ndikimin në veri të Kosovës deri te lumi Ibër, si dhe vazhdon spastrimin e Luginës së Preshevës, veçanërisht në Medvegjë e Bujanoc nga shqiptarët.

Postimi i plotë:

Të mirat dhe të këqijat e marrëveshjeve të fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë

Si çdo gjë tjetër edhe marrëveshjet e kohëve të fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë, të arritura pas ndërhyrjes së fuqishme amerikane, kanë anët e tyre të mira dhe të këqija.

Anët e mira mund të jenë: investime në Kosovë, njohje të reja të kontrolluara (nga SHBA-të) nga shtete të ndryshme e largimi i Serbisë dhe i krejt rajonit nga ndikimi i Rusisë dhe Kinës.

Ana e keqe e këtyre marrëveshjeve është se çështjet që kanë mbetur të pazgjidhura pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës mbeten edhe më tutje të tilla dhe Serbia fiton më së shumti nga kjo situatë – rrit dhe forcon ndikimin në veri të Kosovës deri te lumi Ibër, si dhe vazhdon spastrimin e Luginës së Preshevës, veçanërisht në Medvegjë e Bujanoc nga shqiptarët.

Në ndërkohë, shtetin e brishtë të Kosovës do ta bëjë edhe më jofunksional asociacioni i komunave serbe.

Sipas informacioneve nga Uashingtoni, krejt kjo po ndodh për shkak të refuzimit të bisedimeve për ripërcaktim të kufijve apo për shkëmbim të territoreve.

Kështu së paku po ua thonë diplomatët amerikanë diplomatëve të Kosovës.