Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i nxehtë. Mëngjesi do të jetë mjaft i freskët dhe vende-vende me mjegull. Temperaturat maksimale pritet të sillën nga 25 deri në 29 gradë C në nivel vendi.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Në viset kontinentale do të jetë më freskët.

Nga e enjtja na pret mot i kthjellët dhe me shumë rreze diellore. Temperaturat do të shënojnë ngritje progresive, pra çdo ditë e më nxehtë. Do të fillojnë të fryjnë erëra të nxehta jugore. Temperaturat maksimale do të sillën nga 30 deri në 35 gradë C./Meteoballkan