Moti sot dhe ditëve në vazhdim në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell, vranësira dhe mjaft i nxehtë me temperatura maksimale rreth 31-32 gradë Celsius. Do të fryjnë erëra të lehta, ndërsa vetëm në disa lokacione mund të jenë mesatare deri të fuqishme nga jugperëndimi.

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot do të mbajë mot mjaft i nxehtë, me intervale kohore me diell dhe vranësira.

Nesër do të kemi mot pak më të freskët. Priten intervale kohore me diell dhe vranësira si dhe erëra mesatare nga verilindja. Pasdite vonë vetëm në disa rajone malore mund të ketë zhvillime të vranësirave vertikale të cilat mund të sjellin ndonjë rrebesh afatshkurtër shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të martën na pret mot kryesiht stabil dhe i nxehtë paradite. Pasdite vonë në shumë rajone në Kosovë, disa rajone në Maqedoninë Veriore dhe pak rajone në Shqipëri pritet destabilizim i fuqishëm i motit. Priten zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive të cilat do të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të mërkurën në tërë rajonin do të kemi mot mjaft jo stabil, me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende ka gjasa që të ketë reshje intensive.