Moti sot dhe ditëve në vazhdim në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi

Sot në Kosovë do të mbajë mot tërësisht i vranët dhe me reshje shiu. Reshje më intensive priten në pjesën e parë të ditës, kurse pasdite reshjet do të pushojnë gradualisht. Reshje më intensive do të ketë në rajonin e Dukagjinit.

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi  sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Sistemi frontal do të vije nga veriu dhe gradualisht do të shtrihet në drejtim të jugut duke kushtëzuar reshje shiu.

Të enjten do të kemi mot të freskët dhe të thatë. Do të kemi alternime vranësirash dhe intervaleve kohore me diell si dhe erëra të freskëta veriore.

Nga dita e premte do të kemi përmirësim substancial të motit dhe ngritje të theksuara të temperaturave./Meteoballkan