Tërmkolli veprimet e LDK-së i quan pazare

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Melihate Tërmkolli, ka folur rreth kandidaturës së Vjosa Osmanit për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Tërmkolli, ka thënë se ka qenë shumë e vështirë të dihet kandidatura e Osmanit për kryeministre pas pazareve që janë bërë brenda LDK-së.

“Duke pasur pazaret e fundit të LDK-së është parë shumë e vështirë që të dihet se a do të jetë kandidate për kryeministre”, ka thënë Tërmkolli në T7.

Mirëpo tutje, Tërmkolli ka ndryshuar deklaratat lidhur me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën. Në fillim të këtij muaji, ajo e quajti komunistë dhe ministër të Rrahman Morinës. Derisa sot ajo ka thënë se do të donte ta shihte si kandidatë për kryeministër.

“Unë do të doja që prapë kryetari i LDK-së të jetë kandidatë sepse përgjegjësit janë shumë të mëdha”, ka thënë Tërmkolli.