Moti sot dhe në ditët në vazhdim

Në fundjavë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell, mundësi për reshje lokale shiu.

Në fillim të javës më freskët dhe reshje lokale shiu.
Moti për ditët në vazhdim:

28.07 – Nxehtë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

29.07-30.07 – Në fillim të javës vransira dhe intervale me diell. Të hënën herët në mëngjes priten reshje lokale shiu. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu. Ditën e martë, pasdite mundësi për reshje lokale shiu.

31.07 – Nxehtë, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu.

Temperaturat e ajrit do të mbeten mbi vlera mesatare, e nga dita e hënë do të pësojnë rënie të lehtë. Minimalet do të luhaten nga 15C deri në 17C, e maksimalet nga 27C deri në 33C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 1-7m/s.
Shtypja atmosferike do të pësojë rënie të theksuar nën vlera normale.