Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Do të jetë kryesisht thatë, por gjatë natës në Dukagjin do të rifillojnë reshjet e shiut. Në malet e larta reshje shqote dhe bore.

Në Shqipëri sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i thatë. Në bregdet mund të ketë riga shiu ose ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë. Gjatë natës reshje shiu priten në tërë territorin e Shqipërisë dhe po ashtu në Mal të Zi.

Në Maqedoninë Veriore sot do të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Gjatë natës do të rifillojnë reshjet lokale të shiut.

Të mërkurën si në Kosovë po ashtu edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi do të mbajë mot krejtësisht i vranët dhe me reshje të shpeshta shiu. Në jug, jugperëndim dhe bregdetin shqiptar priten rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa në viset tjera priten reshje shiu të intensitetit të ndryshëm. Në malet e larta priten reshje shqote dhe bore.

Ditëve të ardhshme në rajon do të mbajë mot me vranësira, në disa vise me intervale kohore me diell. Nuk do të mungojnë edhe rigat e shiut herë pas here të cilat më të shpeshta do të jenë në Shqipëri./Meteoballkan