Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell

Sot mbi vendin ton parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me riga shiu të intensitetit të dobët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në vlerat e temperaturave maksimale parashihen rritje të lehta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12 deri në 15 gradë Celsius.

Kjo java do të jetë me kushte të ngjashme me stinën e vjeshtës Në fushat termike nuk parashihen ndryshime të mëdha. Reshjet do të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë , më shumë në rrafshin e Dukagjinit, njofton IHMK.