Moti sot në Kosovë

Sot, në ditën e fundit të këtij viti, mbi rajon do të kalojë një front i ftohtë, me mundësi që vende-vende të bien reshje të dobëta bore.

Në aspektin termik, masa të ftohta ajrore do mbeten prezente mbi rajon, që do të kushtëzojnë mot të ftohtë, në mëngjes minimalet do të jenë në vlera negative, e gjatë ditës temperaturat do shënojnë rritje në vlera pozitive.

Gajtë ditës së sotme, temperaturat do të sillen nga 1 deri në -6 gradë celsius.

Sot nuk parashihet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, ndaj dhe vlerat e cilësisë së ajrit do të kalojnë në vlera të pashëndetshme, e ditën e mërkurë pritet të zbresin edhe në vlera mesatare.

Erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-2m/s. Indeksi UV: 1.