Moti sot në Kosovë

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të pakta. Ka gjasa që vende-vende të ketë mjegull e cila do të krijohet sonte gjatë natës nëpër disa lugina dhe ultësira. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe me ngrica, kurse dita më e nxehtë veçanërisht në ato rajone ku nuk do të ketë mjegull.

Edhe nesër nuk parashihet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, kështu që vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave të pashëndetshme, por kohëpaskohe do të zbresin edhe në vlera mesatare.

Temperaturat do të sillen nga 3 deri në -7 gradë Celzius

Erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-2m/s. Indeksi UV: 1.