OVL UÇK me aktivitet protestues përmes artit me moton “Me ju çlirimtarë”

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se me datën 12.06.2021, ora 11:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të mbahet aktivitet protestues përmes artit, për shkak të fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së dhe në përkrahje të çlirimtarëve që gjenden padrejtësisht në dhomat e specializuara në Hagë, shkruan Fokusi.info.

Ushtruesi i detyrës i kryetarit të OVL-së, Faton Klinaku ka jep detaje lidhur me organizimin e aktivitetit protestues.

“Këtë përvjetor të ditës së çlirimit të Kosovës, po e presim pa prezencën e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj e kemi obligim moral e njerëzor që në këtë ditë të veçantë për vendin tonë, të jemi në përkrahje të tyre”, shkruan Klinaku.

Dil dhe shkruaj mbishkrimin “Me ju çirimtarë” dhe formo figurat e nismëtarëve të Lirisë.

NJOFTIM

Të nderuar/a

Kemi nderin të ju njoftojmë që me datën 12.06.2021, ora 11, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të mbahet aktivitet protestues përmes artit, për shkak të fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së dhe në përkrahje të çlirimtarëve që gjenden padrejtësisht në dhomat e specializuara në Hagë.

Këtë përvjetor të ditës së çlirimit të Kosovës, po e presim pa prezencën e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj e kemi obligim moral e njerëzor që në këtë ditë të veçantë për vendin tonë, të jemi në përkrahje të tyre.

Dil dhe shkruaj mbishkrimin “Me ju çlirimtarë” dhe formo figurat e nismëtarëve të Lirisë.

Me shumë respekt,

Këshilli Organizues:

OVL e UÇK-së
Besart Gashi – Artist
Shkelzen Morina – Artist