Moti sot në Kosovë

Sot pritet destabilizim i motit dhe temperaturat pranverore do të marrin fund të paktën përkohësisht.

Gjatë mëngjesit dhe paraditës priten reshje lokale shiu nëpër vendet më të ulëta, ndërsa në shumë vende priten edhe reshje bore, përpos rajoneve kodrinore-malore. Pra, reshje dëbore kalimtare mund të ketë edhe në disa qytete ose qyteza të Republikës së Kosovës. Reshjet nuk do të zgjasin shumë, pra do të jenë kalimtare.

Gjatë mbrëmjes dhe natën e ardshme priten ulje të ndjeshme të temperaturave dhe për shkak të kthjellimit të motit pritet edhe acar. Temperaturat në disa rajone mund të ulën deri në -7 ose – 8 gradë Celsius. Gjithnjë e kemi fjalën për viset kontinentale dhe atë kryesisht për disa rajone të Kosovës.

Pra, pas një periudhe të motit stabil pranveror do kemi mot më të ftohtë, dinamik dhe të ndryshueshëm, me ulje/ngritje të shpeshta të temperatuave si dhe reshje kalimtare atmosferike. Njëherë për njëherë reshje të mëdha nuk pritet të ketë./Meteoballkan