E qëlluan brenda makinës dhe e hodhën në rrugë, pamje nga atentati ndaj shqiptarit në Athinë

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin ndaj 34-vjeçarit shqiptar në Athinë. Shqiptari është plagosur nga persona ende të paidentifikuar mëngjesin e djeshëm, të dielën, 10 tetor , në urën Kalyftaki , në zonën e Kifissia.

Sipas mediave greke qindra shoferë panë një burrë të shtrirë në anë të rrugës, i cili sipas hetimeve të deritanishme u qëllua brenda një makine dhe më pas u hodh në rrugë. Policia dyshon se viktima kishte hipur në të njëjtën makinë me autorët. Skenari më i mundshëm është se ai u qëllua ndërsa makina po lëvizte dhe pastaj para urës Kalyftaki ai u hodh në rrugë.

Siç shihet në video policët e DIAS përpiqen të ndalojnë gjakderdhjen nga plaga e thellë e shkaktuar nga një prej plumbave në këmbën e tij të majtë. Ndërkohë shqiptari ka edhe një plagë tjetër të rëndë në bark, shumë pranë gjoksit. Dyshohet se shkak i plagosjes të jenë bërë konfliktet për pazare droge dhe larje hesapesh mes bandave. Sipas mediave ai është përfshirë në grabitje, vjedhje dhe përdhunime./joq

https://youtu.be/VecNDlb_b_A