Moti sot në Kosovë

Moti sot do të jetë i vranët e me intervale kohore me diell, ndërsa në vendet malore mund të ketë riga të dobëta shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10 dhe 15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-10 m/s.