Përleshje mes mërgimtarit dhe serbit në kufirin Kroaci-Serbi (Video)

Një përleshje raportohet të ketë ndodhur në kufirin Kroaci – Serbi mes një mërgimtari nga Kosova dhe një serbi.

Video e këtij rasti është publikuar edhe në rrjete sociale, ku pretendohet se gjithçka ka ndodhur pas disa provokimeve mes dy të përfshirëve, shkruan fokusi.info.

Aty shihet se si mërgimtari afrohet tek vetura e serbit dhe pasi që bisedojnë diçka, ata kacafyten edhe fizikisht.