Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga lokale shiu.

Po në këtë ditë edhe zyrtarisht futemi në stinën e vjeshtës astronomike dhe me ketë rast do të ndodhë ekuinoksi vjeshtor (dita dhe nata do të zgjasin nga 12 orë).

Temperaturat në ditën e parë të vjeshtës do të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1- 8 m/s.