Haxhiu ia bënë të qartë LDK-së: Jo faleminderit!

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, përmes një shkrimi në facebook, ka thënë se mbledhja e sotme të Këshillit të Përgjithshëm u përdor nga LDK për ta betonuar apetitin e tyre.

Ajo ka thënë se përveç që i duan zv.KM e parë, 5 ministri dhe gjysmën e programit, LDK e don edhe kryeparlamentarin edhe presidentin.Haxhiu ka shtuar se LDK e don gjysmën e qeverisë dhe gjithçka tjetër, teksa shkrimin e përfundon me fjalët: Jo falemnderit.

Mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm e përdorën për ta betonuar apetitin e tyre.Përveç që i duan zv.KM e parë, 5 ministri dhe gjysmën e programit, LDK e don edhe kryeparlamentarin edhe presidentin.

Pra, e duan gjysmën e qeverisë dhe gjithçka tjetër! Jo falemnderit