Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat ditën e enjte parashihen të shoqërohen me riga të shiut, ndërsa në vise me lartësi mbidetare mbi 700 m parashihen fjolla bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes.