Shtëpia e Bardhë: Donald Trump s’ka nevojë të testohet për Coronavirus

Presidenti amerikan Donald Trump nuk do të testohet për sëmundjen pandemike Coronavirus, mes zërave se ai mund të ketë pasoja pasi ishte vizituar nga ndihmësi i infektuar i homologut të tij Jair Bolsonaro.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, thuhet se edhe pas takimit me zyrtarin brazilian që rezultoi pozitiv me Coronavirus, Trump nuk ka nevojë të testohet, njofton Klan Kosova.