Moti sot në Kosovë

Vendi ynë ndodhet nën ndikimin e fushave të fuqishme anticiklonike, ndërkaq kjo situatë barike do të kushtëzoj mot relativisht të qetë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se mëngjesi do të jetë i ftohët, me ngrica dhe me mjegull.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -8 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.