Policia jep detaje për aksidentin që ndodhi në Prishtinë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën ‘Agim Ramadani’ Prishtinë, ku një kamion i mbeturinave ka devijuar rrugën dhe ka goditur makinat që ka hasur përpara.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për Periskopin, duke dhënë detaje shtesë.

“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Agim Rmadani” në Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira  9 vetura dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit deri tani ndihmë mjekësore u është ofruar tre personave. Me rastin po merren njësitet përkatëse”.