Moti sot në Kosovë

Në Kosovë sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se vranësirat vende-vende mund të sjellin fjolla të dobëta bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2deri -1 gradë celsius”.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim.