Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se mot i paqëndrueshëm do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë kësaj jave të parafundit të stinës së dimrit, ndërsa masat e lagështa të ajrit do të mbeten prezent edhe gjatë ditëve vijuese, duke krijuar kushte për reshje të dobëta bore në viset e ulëta, ndërsa në viset e larta, reshjet do të vazhdojnë me intensitet të njëjtë, me ditët e fundit.

Në mëngjes dhe gjatë natës parashihen ngrica të dobëta, prandaj rekomandohet kujdes i shtuar pjesëmarrësve në trafik, njofton IHK.