Moti sot në Kosovë

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 14 gradë celsius, derisa ato maksimale do të arrijnë deri në 21 gradë.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.

/Fokusi.info