Sigurohet plazma e gjakut për babanë e Gent Cakajt, ish-ministri falënderon ata që ndihmuan

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka njoftuar se është siguruar plazma e gjakut për babanë e tij me COVID-19.

Njoftimin e ka dhënë vet Cakaj me anë të një postimi në Facebook.

Ai ka falënderuar të gjithë ata persona që treguan gatishmëri për të ndihmuar.

Postimi i plotë i tij:

Miq e dashamirës,

Faleminderit nga thellësia e zemrës për gatishmërinë e pakursyer e ndihmën e pamatshme që keni dhënë sot për babain tim, Shkëlzenin.

Me anë të këtyre fjalëve, ju njoftoj se tashmë kemi siguruar plazmën e nevojshme të gjakut, por asnjëherë nuk do të mund t’ua shpreh mjaftueshëm mirënjohjen e falënderimin për çdo fjalë të mirë, zemren e gjerë e gjakun e dhënë!

Ju mbetem mirënjohës të gjithëve përjetë!

Faleminderit! Faleminderit! Faleminderit!

Zoti ju ruajt!

Sinqerisht.