Moti sot në Kosovë

Moti në vendin tonë sot do të jetë kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët.

Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke u shoqëruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Kjo situatë meteorologjike do të krijojë kushte që të krijohen erëra të percjella me stuhi.

Pas datës 8 korrik, sipas parashikimeve numerike, shihet një stabilizim i përkohshëm i kushteve meteorologjike, raporton IHMK.