Varianti Mu shfaqet edhe në Greqi

Varianti i ri i virusit COVID-19 ka rezultuar pozitiv edhe në Greqi.

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY) ka thënë se rastet pozitive janë zbuluar në aeroportin ndërkombëtar të Athinës dhe në rajonet e saj.

Pavarësisht se në shtetin grek momentalisht po dominon varianti Delta, ardhja e variantit Mu shihet mjaft shqetësuese.

OBSH ditë më parë ka thënë se po e monitoron variantin Mu, i cili është zbuluar për herë të parë në Kolumbi në janar të vitit 2021.