Moti sot në Kosovë

Mot kryesisht me diell dhe më i ngrohtë parashihet të mbajë sot në vend, sipas “Mendimi për motin”.

Temperaturat pritet të shkojnë deri në 28 gradë. Mot stabil do të ketë edhe të dielën e të hënën, derisa të martën dhe mërkurën gjatë orëve të pasdites mund të ketë rresbeshe shiu me bubullimë

“Mot kryesisht me diell dhe më i ngrohtë parashihet ditën e shtunë mbi vend. Temperaturat minimale zbresin në 10C e 13C, e maksimalet shkojnë deri në 26C e 28C.

Stabil, kryesisht me diell mbetet moti edhe ditën e diel e të hënë. Ditën e martë dhe mërkurë orëve të pasdites, mund të paraqiten kushte për zhvillime të ndonjë rrebeshi me bubullimë. Temperaturat maksimale shkojnë edhe deri në 30C”, thuhet në njoftim.