Drejtori i policisë serbe pas aksionit në veri: Jemi të gatshëm të intervenojmë

Drejtori i policisë serbe, Vladimir Rebiq ka reaguar pas aksionit të sotëm të policisë së Kosovës në veri.

Drejtori i policisë, Vladimir Rebiq ka deklaruar se policia serbe nga mbrëmë kishte informacione se policia e Kosovës do të zhvillojë një aksion në veri të Kosovës.

Ai theksoi se Beogradi është i gatshëm të reagojë nëse vjen deri tek një eksod i popullit serbë edhe pse është i bindur se një gjë të tillë nuk do ta lejojë bashkësia ndërkombëtare.

“Jemi të gatshëm të intervenojmë nëse vjen deri te një eksod i popullit serb, por jemi të sigurt se kjo nuk do të lejohet nga bashkësia ndërkombëtare”, deklaroi Rebiq për “RTS”, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se 24 automjete të blinduara kanë hyrë në veri të Kosovës. Rebiq e ka arsyetuar aksionin e policisë së Kosovës me dështimin e ri për pranim në INTERPOL.