Moti sot në Kosovë

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Kjo javë parashihet të jetë tipike vjeshtore, nuk përjashtohen mundësitë që të krijohet edhe mjegulla në shumë zona.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13 deri në 16 gradë Celsius.

Në viset me lartësi mbidetare mbi 1100m parashihen edhe ngrica të dobëta. Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-13m/s, thuhet në njoftimin e IHMK-së.