Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se gjatë ditës së enjte do të mbajë mot i vranët.

Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

“E enjte-Mot i vranët dhe vende-vende me intervale të shkurta me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHK-së.