Moti sot në Shqipëri

Gadishulli i Ballkanit në fillimin e javës do të ndikohet nga forcimi i presionit të lartë atmosferik me qendër kryesore të pozicionuar në Evropën verilindore e cila do të influencojë në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë përkohësisht mot të qëndrueshëm.

Fillimi i javës do të fillojë përmirësim i motit me reshjet që do të ndërpriten duke ia lënë vendin kthjellimeve.

Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0- 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të lehtë në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat  malore  3/16°C

Zonat e ulëta  6/21°C

Zonat bregdetare 11/21°C