Moti sot në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot do të nisë me kthjellime e zhvillim vranësirash deri të dendura.

Parashikohet që reshjet e shiut të nisin paradite në qarqet e jugut. Në mesditë dhe pasdite, reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët e mesatar që do të përfshijnë të gjithë vendin. Në Alpe parashikohen reshje dëbore, kryesisht në lartësi.

Prej orëve të pasdites, reshjet e shiut në jug do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve me shkarkesa elektrike.

Era, do të fryjë me drejtim Juglindje – Lindje, 1-10m/sek. Prej orëve të mesditës, era do të fuqizohet. Stuhi ere, e tufan përgjatë bregdetit e në jugperëndim me shpejtësi 25-30 m/sek, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 14/19 shi diell
Kukës 9/16 shi diell
Lezhë 14/19 shi diell
Dibër 8/15 shi diell
Durrës 17/22 shi diell
Tiranë 15/21 shi diell
Elbasan 12/18 shi diell
Berat 14/17 shi diell
Vlorë 19/21 shi diell rrufe
Korçë 8/16 shi diell
Gjirokastër 11/16 shi diell rrufe
Sarandë 19/20 shi diell rrufe