Konfirmon Shërbimi Korrektues i Kosovës se i riu në burgun e Dubravës është vetëvar

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se mbrëmë rreth orës 20:15, në Qendrën Korrektuese në Dubravë ka bërë vetëvarje me jelekun e tij në grilat prapa derës së dhomës së qelisë, i burgosuri me inicialet F. I.

Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të burgut, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë dhe si pasojë ai ka ndërruar jetë.

Personi në fjalë ishte i dënuar për veprën penale: Lëndim i rënd trupor.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin.