Moti sot në Shqipëri

Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do variojnë: në zonat malore nga -6ºC deri në 02ºC, në zonat e ulëta nga -2ºC në 09ºC dhe në zonat bregdetare nga 03°C në 09ºC.

Era do të fryej në drejtim Verilindor me forcë valëzimi deri në 4-5 ballë.