Moti sot në Shqipëri

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat gjatë pasdites mund të sjellin reshje të izoluara.

Gjatë pasdites vranësirat do të shtohen ku rritet mundësia për reshje të izoluara shiu në jug të vendit.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë:

në zonat malore nga -4ºC deri në 07ºC,

në zonat e ulëta nga 00ºC në 12ºC,

në zonat bregdetare nga 06°C në 14ºC.

Era do të fryej në drejtim Verior me forcë valëzimi deri në 4 ballë.