Vdekje e dyshimtë në Bellanicë të Malishevës, policia jep detaje

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në Bellanicë të Malishevës, shkruan Gazeta Metro.

Kështu thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës ku specifikohet se ekipi mjekësor ka pranuar informatën për një kërkesë për ndihmë mjekësore.

Me të arritur në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor kanë vërejtur se viktima femër është pa shenja jete.

Trupi i pajetë i saj është dërguar në IML për obduksion.

“Fsh. Bellanicë, Malishevë 15.05.2021 – 13:00. Nga ekipi mjekësorë është pranuar informacioni se deri sa ata i ishin përgjigjur një kërkese për ndihmë mjekësore, kur kanë arritur në vendin e ngjarjes kanë gjetur pa shenja jete viktimën femër kosovare. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.”, thotë policia.