Moti sot në Shqipëri

E shtuna e 7 marsit, dita e Mësuesit edhe pse u festua të premten, do të shoqërohet nga një mot i paqëndrueshëm.

Sipas MeteoAlb, territori shqiptar paraqitet me vranësira të shumta dhe reshjet me intensitet lokalisht deri mesatar.

Por në zonat e thella malore pritet të ketë shfaqje të pakët të reshjeve të dëborës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat nga 0°C deri në 15°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzimi 4 ballë.