Moti sot në Shqipëri

Sipas Meteoalb, kthjellimet do të jenë mbizotëruese në territorin shqiptar në pjesën më të madhe të ditës. Por në orët e pasdites dhe mbrëmjes përgjatë kufirit lindor parashikohet të ketë vranësira të lehta.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 3°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 23°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar dallgëzimin 4 ballë.