Moti sot në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti sot parashikohet me kthjellime dhe në mesditë vranësirat do të vijnë në shtim e do të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit. Në relievet malore parashikohen reshje shiu afatshkurtra në formën e stuhive, breshërit dhe rrebesheve.

Lagështia në ajër dhe temperaturat e larta do të krijojnë ndjesinë e zagushisë.

Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim-Juglindje e lehtë, ndërsa përgjatë bregdetit përkohësisht mesatare, duke sjellë valëzim të forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 20/38 Diell re
Kukës 18/33 Diell re/stuhi
Lezhë 22/37 Diell re
Dibër 17/32 Diell re/stuhi
Durrës 22/35 Diell re
Tiranë 23/37 Diell re
Elbasan 22/37 Diell re/shi
Berat 17/38 Diell re
Vlorë 20/35 Diell re
Korçë 18/30 Diell re/shi
Gjirokastër 18/38 Diell re
Sarandë 22/35 Diell re