Moti sot në Shqipëri

Shqipëria do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme gjatë paradites.

Ndërsa gjatë pasdites do të ketë vranësira kryesisht në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të luhaten nga 8 gradë Celsius në 31 gradë Celsius.

Era do të fryjë me shpejtësi 25 km/h në drejtimin veriperëndimor duke shkaktuar në det dallgëzim 2 ballë.