Moti sot në Shqipëri

Paraditja do të vijojë në ndikimin e një moti të qëndrueshëm, ku kthjellimet do të jenë dominante. Por pas mesditës do të kemi zhvillim të vranësirave në zonat malore, përgjatë kufirit lindor, duke lënë pjesën tjetër të territorit me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë në zbritje në orët e para të ditës, deri në mesditë, duke shënuar vlerën minimale në mëngjes, 4 gradë Celsius në Ersekë, ndërsa maksimumi në mesditë 26 gradë Celsius në Sarandë, si dhe në Elbasan.

Ndërkohë era do të vijojë të fryjë mesatare, me një shpejtësi prej 35 kilometrash në orë në drejtimin kryesisht veriperëndimor. Kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të krijohet dallgëzimi një ballë.