Joshua i përgjigjet Wilderit: Jam i gatshëm

Anthony Joshua ka thënë se është i gatshëm që të përballet me Deontay Wilderin pas fitores nga Andy Ruizit.

Boksieri britanik e mposhti në ripërballje meksikano-amerikanin me pikë, 118-110, 118-110 dhe 119-109 në mbrëmjen e kaluar në Arabinë Saudite.

Joshua i mori sërish titujt WBA, WBO, IBF dhe IBO, por tani është i detyruar të përballet me Oleksandr Usyk ose Kubrat Pulev, por ka bërë të ditur se preferon amerikanin.

“Jam i gatshëm”, ka thënë britaniku në një intervistë për ‘Sky Sports’.

“I kam marrë titujt e mi sërish dhe jam i gatshëm që të luftojë me të (Wilderin). Por, nuk jam duke u ngutur nga qëllimet që kam në të ardhmen”.

“Do të shkoj hap pas hapi, do të jem i gatshëm, do të shkoj për titullin e më të mirit të të gjitha kohërave”, ka shtuar më tej Joshua.

Nëse Wilder dhe AJ pajtohen të përballen, atëherë me shumë gjasë do të thyhen të gjitha rekordet e shikueshmërisë.