Moti sot, vranët dhe riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se edhe sot do të mot kryesisht i vranët.

IHK thekson se për sot nuk parashihen reshje pos ndonjë rige të izoluar.

Në shumë territore të ulëta do të ketë mjegull si pasojë e ndryshimit të temperaturave në stadet e ulëta të troposferës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.