Veturat aksidentohen në Suharekë, gruaja dyshohet se vdiq pas konfliktit të shoferëve

Në fshatin Samadrexhë të Suharekës ka vdekur një grua në rrethana të paqarta pas një aksidenti në mes të dy veturave,

Një aksident i lehtë trafiku, doli të jetë tragjik për një 67 vjeçare.

Lëndimet që Sanije Krasniqi mori në aksidentin në Samadrexhë të Suharekës nuk e dërguan atë drejt vdekjes.

Mirëpo një konflikt mes bashkëshortit të saj e shoferit te veturës tjetër e shqetësoi deri në pikën ku dyshohet se ndërroi jetë shkaku i infarktit.

E madje, sipas policisë rajonale të Prizrenit, viktima dyshohet se ishte shtyrë nga i dyshuari tjetër, që tashmë edhe është arrestuar.

Dyshohet se ishte ai ishte i dehur në kohën kur ndodhi kjo ngjarje.

Menjëherë pas gjithë ngjarjes, ajo rreth orës 21:40 u dërgua me ekipet e urgjencës në qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë.

Televizioni ka tentuar të marrë qëndrim edhe nga familja Krasniqi.

Para kamerës jo, mirëpo prapa saj ata thanë se i dyshuari është bashkëfshatar i tyre, mirëpo që nuk kanë pasur ndonjëherë konflikt tjetër me të.

Ndërkaq M.B është dërguar në mbajtje si i dyshuar për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”, e trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.