Motorët përplasen kokë më kokë, plagosen rëndë dy drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Zharnec të Divjakës, ku dy motora janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë janë plagosur rëndë dy drejtuesit e motorëve.

Për shkak të goditjes së fortë që kanë marrë dy drejtuesit e motorëve fillimisht janë dërguar në poliklinikën e Divjakës por më pas si pasojë e gjendjes së rëndë janë nisur me ambulancë drejt spitalit Rajonal të Lushnjes.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave që kanë çuar në këtë aksident./shqiptarja.com