Kryesindikalisti i Podujevës e demanton Drejtorin e Bulliqit: Greva vazhdon

Kryetari i Sindikatës së Arsimit në Podujevë, Fadil Halimi, ka thënë se greva në këtë qytet do të vazhdojë.

Ai i është kundërpërgjigjur drejtorit të Arsimit në Podujevë, Avni Fetahu i cili njoftoi se greva ndërpritet.

Madje tri shkolla në Podujevë e kishin bërë njoftimin për ndërprerjen e grevës.

Por Sindikata në këtë qytet thotë se greva do të vazhdojë.

“Në shkollat e komunës së Podujevës greva vazhdon sipas orarit të deritashëm i parapar në udhëzuesin e grevës”, ka thënë ai.

“Për çdo risi, do të informoheni me kohë”, tha Halimi.