MPB ka një porosi për ata që do t’i kalojnë pushimet në Ulqin

Ministria e Punëve të Brendshme të Malit të Zi, njoftoi se të gjithë turistët të cilët me ardhjen në Mal të Zi përdorin në roming rrjetet malazeze të operatorëve celular Telekomi Malazez dhe Telenor, do të marrin mesazhin në gjuhën malazeze dhe angleze, i cili do t’i informojë për funksionimin e numrit 112.

Teksti i mesazhit, i përkthyer në gjuhën shqipe është: “Mirë se vini në Mal të Zi! Në rast të situatës urgjente, thirrni 112”.

Numri 112 është i vetmi për thirrjet në situata urgjente i cili është i qasshëm në të gjithë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe është përcaktuar në mënyrë që përmes numrit unik t’i mundësohet qytetarëve të kenë qasje të gjithë shërbimeve urgjente në rast nevoje.